GEALAN-acrylcolor®

Për një sipërfaqe më të lëmuar

GEALAN-acrylcolor® shquhet për diversitet të jashtëzakonshëm të dizajneve dhe ngjyrave. Për 40 vjet ne vazhdimisht kemi përmisuar teknologjinë tonë. Sistemet e dritareve me akrilik plotësojnë të gjitha kërkesat si nga ana teknike funksionale dizajn ngjyra dhe sipërfaqe cilësore.

Përfitimet nga GEALAN-acrylcolor®

Nuk ka spellim

Hapja apo copëtimi i shtresës së ngjyrosur nuk ndodh kurrë për shkak të lidhjes perfekte dhe sipërfaqes së fortë.

Mirmbajtja e ngjyrës

Qelqi akrilik është një material jashtëzakonisht i qëndrueshëm ne ngjyrë dhe rezistentë ndaj dritës. Stopet dhe ndriçuesit e makinave janë provë e qartë e vetive të këtij materiali.

Përkushtim i pakët në mirmbajtje

Falë sipërfaqes kompakte, dritaret GEALAN-acrylcolor® pastrohen lehtë. Veshja mbrojtëse tejet elegante i bën ata të pandjeshëm ndaj papastërtive.

Riparimet estetike janë të mundura

Nëse profili pëson një gërvishtje të dukshme ajo mund të hiqet lehtësisht duke përdorur një sfungjer Scotch Bright.

Rezistent ndaj gërvishtjeve

Sipërfaqja e fortë akrilike është rezistente ndaj gërvishtjeve. Prandaj dritaret GEALAN-acrylcolor® numërohen ndër më rezistentet e elementeve të ndërtimit. Me përmasa rreth 0.5 mm, shtresa akrilike është më e trashë se çdo shtresë llaku. Nëse ndonjëherë shfaqen gërvishtje në sipërfaqe do të thotë që ka mbetur mjaftueshëm material për ta larguar gërvishtjen.

Ekstremisht rezistentë ndaj motit

Ju jeni në anën e sigurt me profiletGEALAN-acrylcolor®. Nder vite, xhami akrilik është testuar për rezistencën e tij ndaj motit të ashpër ne dritat e makinave. I njëjti material përdoret edhe për sipërfaqen e profileveGEALAN-acrylcolor®. Prandaj, dritaret me profilet GEALAN-acrylcolor® janë të fuqishme, edhe në kushte ekstreme të klimës.

Një teknologji e testuar për më shumë se 40 vjet

Çfarë është GEALAN-acrylcolor®?

Në një proces bashkë-ekstruktimi, materiali me bazë PVC dhe qelqi akrilik me ngjyrë (PMMA) bashkohen së bashku – duke krijuar kështu një sipërfaqe akrilike me cilësi të lartë, me vetitë e tij të pakrahasueshme, për profilet e dritareve dhe dyerve. Kjo përmirëson dhe mbron sistemet plastike të dritareve në mënyrë afatgjatë.

E testuar për dekada të tëra

GEALAN ka investuar në GEALAN-acrylcolor për më shumë se 40: më shumë se 80 milionë metra profil janë shitur që nga viti 2000, 49 milionë prej tyre në Gjermani, gjë që konfirmon nivelin e lartë të pëerdorimit dhe pëlqyeshmërisë të acrylcolor nga prodhuesit e dritareve, tregtarëve të specializuar, arkitektëve dhe pronarët e ndërtesave.

Me një teknologji të sostifikuar: në departamentin e brendshëm të prodhimit të veglave, ne kemi përmirësuar cilësinë në ekzekutimin e profileveGEALAN-acrylcolor për dekada duke prodhuar produkte dhe mjete përkatëse. Hulumtimi & zhvillimi në fushën e përbërjes së materialeve gjithashtu bëhet brenda kompanisë.

Ekspertiza jonë shumë vjeçare siguron që profilet që përdorin GEALAN-acrylcolor® të përmbushin kërkesat më të larta teknike dhe funksionale.

 

S-9000-plus-1200-800.jpg

Sistemet e dritareve të lyera meGEALAN-acrylcolor®: vetitë dhe mirëmbajtja e profileve të akrilkolorit

Mëso më shumë rreth prones, prodhimit dhe mirëmbajtjes së profileveGEALAN-acrylcolor® në videon tonë.

Dizajni i sipërfaqes me GEALAN-acrylcolor®

Mbroni sipërfaqet, dizajnoni hapësirat ku jetoni. Patenta e GEALAN-acrylcolor® eshte e vlefshme edhe per sipërfaqe të dritareve plastike, duke i bërë ato më unike në ngjyrë, qëndrueshmëri, dhe rezistente ndaj papastërtive. Sipërfaqja e lëmuar si mëndafsh dhe mat mbetet rezistente ndaj motit dhe elegante për dekada të tëra.

Rreth procesit të prodhimit

Parimi i bashkëpërzierjes
Gjatë bashkëpërzierjes, nënstruktura e bardhë PVC dhe qelqi akrilik me ngjyrë (PMMA) shkrihen përgjithmonë me njëri-tjetrin. Qelqi akrilik është një produkt me cilësi të lartë, testimi i cilësisë së tij është kryer në sektorë të ndryshëm industrial si industria e automobilave, dhe dizajnet e brendshme. Profili i vinilit vepron si material transportues, ndërsa shtresa e hollë e xhamit akrilik është përgjegjëse për ngjyrosjen e profileve.

Një teksturë sipërfaqësore unike Larja e shtresës
akrilike jo vetëm që prodhon një sipërfaqe të lëmuar pa kokrriza, por gjithashtu edhe një shkëlqim të hollë, gjysmë-mat. Kjo cilësi te lartë është unike në tregun e dritareve me ngjyra.

Gama e dizajneve

Ne ofrojmë sipërfaqe GEALAN-acrylcolor për profile dhe thellësi të ndryshme sistemesh. Qoftë ndërtesa të vjetra historike ose arkitekturë kubike moderne; në cfarëdolloj sistemi dritaresh, dyersh, dyer ballkoni me ose pa shinë. Prodhimi i profileve GEALAN-acrylcolor është duke u zgjeruar vazhdimisht, në mënyrë që sot GEALAN të ofrojë zgjidhje për çdo lloj ndërtimi.

Gama e ngjyrave

Gama

jonë e ngjyrave acrylcolor është zhvilluar vazhdimisht, duke u zgjeruar dhe sjellë shumellojshmëri për të përmbushur tendencat e tregut. Ngjyrat standarde përfshijnë nëntë nuanca. Shënim: Meqenëse paletat e ngjyrave të akrilkolorit ndryshojnë në sistemet individuale të profilit, do të gjeni tabelat përkatëse të ngjyrave në faqet individuale të sistemeve të profilit.

Paleta e ngjyrave GEALAN-acrylcolor®

RAL 7015: Slate grey
RAL 7016: Anthracite Grey
RAL 7039: Quartz Grey
RAL 7040: Window Grey
RAL 8014: Sepia Brown
RAL 9005: Deep black
RAL 9016: Traffic white
DB703*
Silver similar to RAL 9007*

FarbfaecherAcrylcolor-GroßesSymbol.png

Ngjyrat speciale GEALAN-acrylcolor®

Përveç ngjyrave standarde GEALAN-acrylcolor më shumë se 50 ngjyra të tjera të veçanta janë në dispozicion sipas kërkesës: nga alumini i bardhë në atë vjollcë. Pyesni partnerët tanë për të zbuluar më shumë.

A jeni duke kërkuar për prodhuesit e dritareve në zonën tuaj?

Use our manufacturer locator.

Ka pyetje?

Flisni me ne

AKADEMIA GEALAN

AKADEMIA GEALAN ofron seminare të orientuara drejt tregut mbi tema të tilla si ligji i ndërtimit, shitjet dhe teknologjia e dritareve.

Do not miss any news!

I would like to receive the newsletter Object of the Month and GEALAN-News by email (about twice a month) - free of charge and can be cancelled at any time.
Gealan

Grupi korporativ GEALAN është një nga prodhuesit kryesorë në Evropë të profileve të vinilit për dritare dhe dyer.

& kopje e vitit 2022 GEALAN Fenster-Systeme GmbH
& kopje e vitit 2022 GEALAN Fenster-Systeme GmbH