Sistemi i inovacionit GEALAN MIT

Frymëzimi ynë - për të magjepsur njerëzit!

Me sistemet më inovative, sipërfaqet dhe zgjidhjet dixhitale ne vendosim trendet kryesore dhe formojmë standart ne botën e dritareve.

Sistemi Provider GEALAN

Grupi i kompanive GEALAN është një nga prodhuesit kryesorë të profileve plastike të Evropës për sistemet e dritareve dhe dyerve.

 

Profilet GEALAN janë projektuar, prodhuar dhe shpërndarë nga vet kompania. Ato dallohen në realizimin e sistemeve të dritareve, dyerve me rrëshqitje të cilat jane jashtëzakonisht të sigurta, të forta, me cilësi të lartë termoizolimi por edhe esetikisht të bukura. GEALAN është vet prodhues i mjeteve të ekstruzionit, sipas një teknologjie te automatizuar shumë cilësore.

 

Si një ofrues inovativ në realizimin e profileve të dritareve dhe dyerve plastike, GEALAN mund t 'u ofrojë partnerëve të saj një gamë gjithëpërfshirëse shërbimesh. Shërbimet tona perfshijnë edhe konsulenca në arkitekturë dhe inxhenieri ndërtimi të cilat kanë funksion ndihmues dhe mbështetës për arkitektët dhe inxhinierët në punën e tyre të përditshme. Mjetet inteligjente thjeshtësojnë planifikimin dhe tenderimin. Kurset e trajnimit dhe seminaret pajisin me informacion partnerët tanë duke i informuar per risit e fundit të GEALAN

 

Në të gjithë Evropën, GEALAN punëson më shumë se 1,600 njerëz dhe gjeneron një qarkullim vjetor prej më shumë se 325 milion EUR në 2021. Që nga viti 2014, GEALAN ka qenë pjesë e familjes së drejtuar nga VEKA AG, me seli në Sendenhorst, Westphalia.

Bordi menaxhues

Ne në GEALAN frymëzohemi çdo ditë e më shumë. Qëllimi i punës sonë të përditshme: ne duam të magjepsim dhe frymëzojmë njerëzit me vendimet dhe zgjidhjet tona. Mund të themi me besim: GEALAN Fenster-Systeme ka vendosur trende në botën e driatreve, nga profilet plastike, sipërfaqet, si edhe zgjidhjet dixhitale shume inovative.

Shtylla kurrizore e kompanisë tonë familjare janë njerëzit tanë. Me ne, punonjësit mund të rriten dhe përmirësohen. Në GEALAN, teknologjitë e reja dhe rritja e dixhitalizimit të jep mundësinë e eksperiecave dhe kompetencave të reja, për të gjithë organizatën. Për shkak të rritjes së vazhdueshme në marrjen e njohurive dhe informacionit, ne jo vetëm rrisin konkurrencën e kompanisë sonë por gjithashtu kontribuojmë në zhvillimin e suksesshëm të partnerëve tanë të biznesit.

Së bashku me partnerët tanë, ne përpiqemi për të patur një zhvillim në të ardhmen. Ne udhëhiqemi nga zhvillimi sistematik inovativ dhe përmirësimi i vazhdueshëm i proceseve tona. Në thelb qëndron vlerësimi, fryma e ekipit, besimi, komunikimi i hapur dhe profesionalizmi i të gjithë atyre që janë të përfshirë në kompani: me këto vlera korporative, GEALAN’ punonjësit kanë përcaktuar veten dhe në këtë formë bashkpunojmë me njëri tjetrin. Jo vetëm brenda grupit tonë të kompanive, por edhe me partnerët dhe klientët tanë.

Kudo që ne në mënyrë aktive u shërbejmë tregjeve me sistemet tona për dritare, dyer dhe zgjidhjes së problemeve për dyer dhe dritare me rrëshqitëse, ne duam të perceptohemi si një partner inovativ dhe i besueshëm biznesi. Njohja e nevojave të klientëve dhe gjetja e zgjidhjeve është synimi kryesor i kompanisë sonë. Pjesë e ADN-së e koorparatës GEALAN është të qënit i qëndrueshëm në treg. Suksesi ynë në fushën e mbrojtjes së mjedisit dëshmon se rritja ekonomike mund të jetë edhe në harmoni me natyrën.

 

Ekipi ynë përbëhet nga punonjës të rinj me përvojë nga e gjithë Evropa. Me eskperiencat e tyre të ndryshme, trajnimet, fushat e ndryshme të eskpertizës, botëkuptimi, si edhe pasioni për trendet e reja, janë një garanci e fortë për kompaninë tonë si edhe një qëndrueshmëri në të ardhmen.

Bordi Ekzekutiv

Ivica Maurović (Zëdhënës për Bordin Ekzekutiv dhe Drejtor Menaxhues për Shitjet, Marketingun dhe Zhvillimin e Sistemeve)
.TinoAlbert (Drejtor Menaxhues për Teknologjinë dhe Financat)

gl-2021.jpg

Misioni & Vizioni

Misioni

ynë: Ne kujdesemi.

Në përputhje me këtë mision, ne veprojmë në bashkëpunim si pjesë e Grupit Veka. 
Ne jemi të interesuar dhe të përkushtuar për të patur partneritete afatgjata ku të kemi mundësi të rritemi sëbashku.

Punonjësit

tanë janë aseti ynë më i vlefshëm – ne i kushtojmë rëndësi të veçantë zhvillimit të stafit. 

Ne veprojmë duke patur synim gjeneratat e ardhshme: profilet tona PVC janë të përshtatshme për një cikël të mbyllur riciklimi, ne synojm për të bërë biznes në mënyrë të qëndrueshme. 

 

Vizioni

ynë: të frymëzojmë njerëzit! 

Ne vendosim trende si edhe sigurojmë korniza për të gjitha llojet e dritareve, te realizuara sipas sistemeve inovative dhe dixhitale.

 

Ne drejtohemi nga kurioziteti dhe pasioni për të magjepsur njerëzit – ne dëshirojmë të përmisohemi çdo ditë.Qëllimi ynë në GEALAN, është për tu rritur dhe zhbilluar me partnerët tanë si edhe për të vendosur një standart të ri në cilësinë e prodhimit. 

Si ta arrijmë këtë? Këtu hyjnë në lojë vlerat tona të korporatës:
sot jetojmë në një kulturë të hapur komunikimi që karakterizohet nga besimi dhe vlerësimi. Shpirti i ekipit si edhe profesionalizmi i tyre na mundëson të krijojmë zgjidhje që frymëzojnë njerëzit. 

Prioritetet strategjike

Inovacionet

  • GEALAN është cilësuar si pionier në inovacion.
  • Vendosja
  • e trendeve në treg është qëllimi ynë i përhershëm.
  • Mënyra më e mirë për ta arritur atë janë materialet
  • inovative dhe zgjidhjet dixhitale.
  • Zhvillimi
  • i modeleve të reja bën të mundur që produktet tona të shkojnë në një target të synuar.

 

Rritje

  • GEALAN përfshin partnerët e tij – në zhvillimin, planifikimin, prodhimin dhe shpërndarjen
  • Prioriteti ynë është kënaqësia e
  • klientit.
  • Nëse klienti na informon me nevojat e tij, ne i zbatojmë ato dhe së bashku bëhemi gjithnjë e më të mirë.
  • Ata që përmisohen çdo ditë do të rriten fuqishëm në treg.

Efektshmëria

  • GEALAN do të rrisë produktivitetin e vet
  • Sigurimi i një cilësie
  • afatgjate të produktit.
  • Kostot dhe proceset do të shqyrtohen në mënyrë të hollësishme dhe do të optimizohen në mënyrë të ndjeshme
  • Puna në një mjedis miqësor dhe ruajtja e burimeve është themeli mbi të cilin ne do të vazhdojmë të ndërtojmë

Punonjës

  • Në GEALAN, punonjësit janë fokusi ynë në gjithçka që ne bëjmë.
  • Ne mbështesim dhe maksimizojmë zhvillimin personal për çdo punonjës.
  • Pika jonë e fortë: të bashkpunojmë me kolegë që identifikohen me qëllimet dhe vlerat tona si edhe kontribuojne me informacionet dhe njohuritë e tyre.
  • GEALAN ofron siguri dhe kushte maksimale në punë.
Kërko uebfaqet

Site

Zyra qendrore e grupit të kompanive GEALAN është në Oberkotzau në Frankoninë e Epërme, ndërsa vendndodhja jonë qendrore e prodhimit dhe logjistikës është në Tanna në Thuringia. GEALAN gjithashtu prodhon dhe shet profilet e saj plastike në gjashtëmbëdhjetë vende të tjera evropiane në Lituani, Poloni dhe Rumani (ekstruzion), Kroaci, Rusi dhe Francë (degë tregtare) si dhe në Belgjikë, Bosnje-Hercegovinë, Itali, Hollandë, Portugali, Serbi-Mali i Zi, Sllovaki, Spanjë, Republikën Çeke dhe Hungari (zyra përfaqësuese).

Historiku i kompanisë

1921.jpg

Fondacioni i kompanisë nga Adam Fickenscher si një kompani e përpunimit të gëzofit

GEANOVA - Revista GEALAN

Hidhni një sy "prapaskenave" në GEALAN - në revistën e kompanisë tonë GEANOVA. Lexoni histori frymëzuese nga përditshmëria e biznesit të mesëm, në vendet gjermane si edhe vendet e tjera europiani ku operon Gealan, histori të cilat kanë në fokus njerëzit. 

Punonjësit prezantojnë punën e tyre të përditshme, flasin për sfidat dhe zgjidhjet e zgjuara, si dhe për partnerët që i mbështesin ata në mënyrë aktive. Përfshirja në raporte autentike, intervista dhe pikëpamje individuale, nuk mungojnë as njohuritë shumë personale. 

GEANOVA e gjeni në dy forma në versionin e printuar si edhe në versionin online.

Teaser_Startseite_GEANOVA-3_en.jpg

A jeni duke kërkuar për prodhuesit e dritareve në zonën tuaj?

Use our manufacturer locator.

Ka pyetje?

Flisni me ne

AKADEMIA GEALAN

AKADEMIA GEALAN ofron seminare të orientuara drejt tregut mbi tema të tilla si ligji i ndërtimit, shitjet dhe teknologjia e dritareve.

Do not miss any news!

I would like to receive the newsletter Object of the Month and GEALAN-News by email (about twice a month) - free of charge and can be cancelled at any time.
Gealan

Grupi korporativ GEALAN është një nga prodhuesit kryesorë në Evropë të profileve të vinilit për dritare dhe dyer.

& kopje e vitit 2022 GEALAN Fenster-Systeme GmbH
& kopje e vitit 2022 GEALAN Fenster-Systeme GmbH